AKTIVITETE
Me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit dhe edukimit të publikut për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe promovimin e mandatit të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP), Departamenti për Bashkëpunim, Raportim dhe Promovim të të Drejtave të Njeriut (DBRPDNJ), ka realizuar një sërë aktivitetesh, si: organizimi dhe pjesëmarrja në tryeza, konferenca, media, organizimi i fushatave të ndryshme vetëdijësuese për të drejtat e njeriut me grupe të ndryshme të interesit etj.
Në këtë drejtim DBRPDNJ është angazhuar gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare dhe shoqërinë civile, nëpërmjet aktiviteteve në kuadër të projekteve të zbatuara në partneritet me IAP, me qëllim të promovimit të të drejtave të njeriut dhe promovimit të rolit dhe mandatit të IAP.
Institucioni i Avokatit të Popullit, me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Kosovë, organizoi tryezë diskutimi lidhur me të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë të drejtat e komunitetit turk në Kosovë. Tryeza me komunitetin turk u zhvillua në qytetin e Prizrenit
Qëllimi i organizimit të tryezës ishte zhvillimi i diskutimit të hapur me qytetarë të komunitetit turk, lidhur me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe adresimin e shqetësimeve të tyre lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut. Në këtë tryezë morrën pjesë përfaqësues nga Konsullata Turke në Prizren, nga Kuvendi Komunal i […]
Më 6 nëntor 2018, u mbajt takimi i përbashkët i Avokatit të Popullit, Organizatave Joqeveritare dhe Shoqërisë Civile me qëllim të shënimit të përbashkët të 10 dhjetorit, për të dytën here radhazi
Më 6 nëntor 2018, u mbajt takimi i përbashkët në mes të Avokatit të Popullit, Organizatave Joqeveritare dhe Shoqërisë Civile, qëllimi i të cilës ishte vazhdimi i praktikës së vitit të kaluar i shënimit të përbashkët të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Në takim, të pranishmit diskutuan për mënyrën e shënimit, […]
Më 30 tetor 2018, drejtoresha e DBRPDNJ mori pjesë në tryezën e diskutimit lidhur me implementimin e projektit “Adresojmë mos zbatueshmërinë e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, përmes pasqyrimit të situatës dhe kërkimit të llogaridhënies”
Më 30 tetor 2018, znj. Valbona Puka Gola, drejtoreshë e Departamentit për Bashkëpunim, Raportim dhe Promovim të të Drejta të Njeriut, në Institucionin e Avokatit të Popullit morri pjesë në tryezën e organizuar nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ku u diskutua për implementimin e projektit të “Adresojmë mos zbatueshmërinë e të drejtave të […]
Më 10 tetor 2018, në Prishtinë u mbajt Parada e Krenarisë, i cili aktivitet u mbështet edhe nga përfaqësuesit e IAP-së
Më 10 tetor 2018, në Prishtinë, u mbajt Parada e Krenarisë e organizuar nga komuniteti LGBT. Këtij tubimi i dhanë mbështetje edhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit.
Më 5 tetor 2018, u bë ndarja e çmimeve për të dytën herë për tri storjet më të mira gazetareske nga fusha e të drejtave të njeriut, në kuadër të aktiviteteve të projektit ,,OmbudsWatch – Promovimi i Rolit të Avokatit të Popullit në Kosovë’’
Në kuadër të projektit ,,OmbudsWatch – Promovimi i Rolit të Avokatit të Popullit në Kosovë’’, projekt ky i implementuar nga BIRN Kosova dhe ACDC (Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike) në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë u bë ndarja e çmimeve për tri storiet […]
Më 2 tetor 2018, në Pejë u mbajt diskutimi publik me përfaqësues të Organizatave Joqeveritare nga rajoni i Pejës
Më 2 tetor 2018, në kuadër të projektit “Ombudswatch -Promovimi i Rolit të Avokatit të Popullit në Kosovë” u bajt diskutim publik me përfaqësues të OJQ-ve nga rajoni i Pejës dhe studentë lidhur me të drejtat e njeriut, mandatin dhe kompetencat e IAP si dhe u bë prezantim i punës së IAP.
Publikimi i PSA-ve me karakter informues
Në kuadër të projektit të implementuar nga BIRN dhe ACDC, ”Ombudswatch, Promovimi i rolit të Avoktit të Popullit në Kosovë”, janë realizuar dhe publikuar tre PSA, dhe atë lidhur me: 1.vlerësimin e punës dhe aktiviteteve të Avokatit të Popullit në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor në raportet e fundit ndërkombëtare (Barometri i Ballkanit, Raporti […]
Lansimi i videospotit me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit për mbrojtje nga diskriminimi
Në shtator 2018, Avokati i Popullit si mekanizëm i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, lansoi video spotin që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit, duke ofruar edhe informata relevante për mënyrën e adresimit të ankesave dhe raportimin e rasteve të diskriminimit në IAP. Video spoti është […]
Më 21 shtator 2018, në Prizren u organizua tryeza e diskutimit me organizatat joqeveritare mbi “Rolin e Avokatit të Popullit në trajtimin e çështjeve në interes të publikut”
Në kuadër të aktiviteteve të projektit ”Ombudswatch, Promovimi i rolit të AP në Kosovë”, më 21 shtator, në Prizren, u organizua një tryezë diskutimi mbi “Rolin e Avokatit të Popullit në trajtimin e çështjeve në interes të publikut”. Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare të profileve të ndryshme, nga rajoni i Prizrenit […]
Punëtoria “Unë jam NJERI dhe kam të DREJTA”, u mbajt në 9 Komuna të Republikës së Kosovës, respektivisht në: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Graçanicë dhe Dragash
Institucioni i Avokatittë Popullit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, mbajti ciklin e punëtorive “Unë jam NJERI dhe kam të DREJTA”. Punëtoria e parë është mbajtur në Prishtinë dhe ka vazhduar në Komunën e Prizrenit, Gjakovës, Ferizajit, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit, Dragashit dhe Graçanicës. Qëllimi i punëtorive ishte zgjerimi i njohurive dhe ngritja e […]






