Departamentet

Aktivitete DBRPDNJ

Me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit dhe edukimit të publikut për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe promovimin e mandatit të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP), Departamenti për Bashkëpunim, Raportim dhe Promovim të të Drejtave të Njeriut (DBRPDNJ), ka realizuar një sërë aktivitetesh, si: organizimi dhe pjesëmarrja në tryeza, konferenca, media, organizimi i fushatave të ndryshme vetëdijësuese për të drejtat e njeriut me grupe të ndryshme të interesit etj.

 

Në këtë drejtim DBRPDNJ është angazhuar gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare dhe shoqërinë civile, nëpërmjet aktiviteteve në kuadër të projekteve të zbatuara në partneritet me IAP, me qëllim të promovimit të të drejtave të njeriut dhe promovimit të rolit dhe mandatit të IAP.