Info
QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE
E drejta e qasjes në dokumente publike është e drejtë themelore në një shoqëri të lirë dhe demokratike dhe një nga treguesit e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike kundrejt qytetarëve, shoqërisë civile, mediave etj.
Rrjedhja e lirë e informacionit shton besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe rrit komunikimin brenda vetë institucioneve, duke e bërë në këtë mënyrë administratën publike më efikase në ofrimin e shërbimeve.
Në parim, gjithë dokumentet publike janë të qasshme për publikun. Megjithatë, ka të dhëna publike dhe individuale që janë të mbrojtura, si përjashtime. Sa herë të vlerësohen ose përcaktohen përjashtimet, kjo duhet të bëhet duke u bazuar në ligj.
Ligji për Qasje në Dokumente Publike (LQDP) e obligon Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP), që t’u përgjigjet kërkesave për qasje në dokumentet publike, si dhe t’i trajtojë ankesat për refuzim apo mospërgjigje nga cilido institucion publik në kërkesa të tilla. IAP gjithashtu angazhohet të promovojë dhe të avokojë për të drejtën e qasjes në dokumente publike.
IAP inkurajon secilin individ që edhe përmes kërkesave për qasje në dokumente zyrtare, të bëhet pjesë e jetës publike në vend. Në këtë mënyrë, qytetarët, shoqëria civile, mediat e të tjerët do të mund të bëhen pjesë e përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme e forcimit të demokracisë, transparencës, llogaridhënies dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.
Formulari për qasje në dokumente publike: Formulari
Kërkesat për qasje në dokumente publike në IAP mund t’i drejtoni tek:
e-mail: [email protected]
tel.: + 383 (0) 44 140 491
+383 (0) 38 223 782
MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Ju keni të drejtë që të jeni të informuar çdo herë kur një kontrolluesi përpunon të dhënat tuaja, nëse ato të dhëna janë marrë nga ju apo edhe në ato raste kur nuk janë marrë nga ju. Të ushtroni të drejtën e informimit.
Ju keni të drejtë të keni qasje në të dhënat tuaja çdo herë kur kontrolluesi konfirmon se është duke përpunuar të dhënat personale tuaja. Të ushtroni të drejtën e qasjes në të dhënat tuaja.
Ju keni të drejtë të kërkoni nga kontrolluesi të bëjë korrigjimin e të dhënave personale tuaja nëse ato janë të pasakta dhe jo të plota. Të ushtroni të drejtën e korrigjimit.
Ju keni të drejtë të kërkoni nga kontrolluesi të bëjë fshirjen e të dhënave personale tuaja, nëse zbatohet njëri nga kushtet e parapara me LMDHP. Të ushtroni të drejtën e fshierjes (‘e drejta për t’u harruar).
Ju keni të drejtë të kërkoni nga kontrolluesi kufizimin e përpunimit të të dhënave personale nëse zbatohet njëri nga kushtet e parapara me LMDHP. Të ushtroni të drejtën e kufizimit.Kur ju kërkoni nga kontrolluesi të drejtën për korrigjim, fshierje ose kufizim të të dhënave perosale, ai është i obliguar të komunikoj këtë me çdo marrësi të cilit iu janë deklaruar të dhënat perosnale.
Ju keni të drejtë të merrni të dhënat tuaja perosnale të cilit ia keni dhënë kontrolluesit lidhur me ju, në një format të caktuar dhe keni të drejtë për t’i transmetuar këto të dhëna te një kontrollues tjetër. Të ushtroni të drejtën e transferimit të të dhënave.
Ju keni të drejtë për të kundrshtuar përpunimin e të dhënave personale në lidhje me ju, për shkak të një situate perosnale të veçant, nëse përpunimi zbatohet në nenin 5, paragrafin 1, nënparagrafin 1.5 dhe 1.6. Gjithashtu ju keni të drejtë të kundërshtoni nëse përpunimi bëhet për qëllime të marketingut të drejt pët drejtë. Të ushtroni të drejtën e kundërshtimit.
LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave në IAP:
e-mail: [email protected]
tel.: +383 (0) 44 157 212
+383 (0) 38 223 782