Shtimit i kapacitetit të IAP
Mbështetja e UNDP-së është bërë përmes angazhimit të një këshilltari ligjor me qëllim të shtimit të kapacitetit të IAP-së në identifikimin e çështjeve sistematike të të drejtave të njeriut të paraqitura në gjykata dhe ofrimin e mendimeve juridike dhe rekomandimeve në përputhje me mandatin e mikut të gjykatës “amicus curiae” të Avokatit të Popullit (20 mars – 19 korrik 2018).
Puna e Avokatit të Popullit mbështetet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë përmes granteve të Bashkimit Evropian dedikuar për organizatat civile. Tash për tash një projekt i tillë udhëhiqet nga ECMI, kurse një tjetër nga KIPRED.
Platforma e IAP per Raportet e Organizatave Joqeveritare ne Kosove qe meren me te Drejtat e Njeriut
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke financuar kryesisht fushatat e ndërgjegjësimit dhe programeve të ndërtimit të kapaciteteve, në kuadër të projektit “Promovimi i sektorëve ligjor dhe juridik duke respektuar të drejtën e barazisë para ligjit, pavarësisht nga gjinia, përkatësia etnike, feja apo karakteristikat e tjera personale”, ka mbështetur gjithashtu Institucionin e Avokatit të Popullit në zhvillimin e ueb-faqes së institucionit dhe platformën “online” për raportet e OJQ-ve. Platforma është dizajnuar me qëllim të ofrimit të një qasjeje gjithëpërfshirëse ndërinstitucionale, në të cilën do të ekspozohen raportet dhe rekomandimet e organizatave të shoqërisë civile, që punojnë dhe kontribuojnë për të drejtat e njeriut në Kosovë.