Departamentet

Aktivitete DPAA

Më 30.10.2018, drejtori i DPAA nga Zyra Qëndrore në Prishtinë, në cilësinë e panelistit ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me temën “Mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar Kosovë-Serbi, si dhe propozimi për ndryshim-plotësim të Kodit të Procedurës Penale lidhur me gjykimin në mungesë të kryesve të krimeve të luftës në Kosove”, i mbajtur në bibliotekën “Hevzi Sylejmani” në Prishtinë.

 

Më 18.10.2018, këshilltarja ligjore e DPAA, Zyra Rajonale në Mitrovicën e Veriut, në cilësinë e vëzhgueses ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur në Hotel Emerald, në Prishtinë, e organizuar nga UNMIK-u, në të cilën është prezantuar Raporti i Forumit të Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Besimit, të mbajtur në Lubjanë të Republikës së Sllovenisë më 8.5.2018.

 

Më 12.10.2018,drejtori DPAA, Zyra Qëndrore në Prishtinë, ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete i Kuvendit të Kosovës, në bashkëpunim me OSBE-në, me temën “Diskutim publik për Projekt-Kodin Penal të Republikës se Kosovës”, mbajtur në Hotel Sharr në Prevallë të Prizrenit.

 

Më 24.09.2018, këshilltarja e DPAA, Zyra Rajonale Graçanicë, ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga OSBE-ja dhe Avokati i Popullit, me temën “Te rinjtë dhe të drejtat e njeriut”, e mbajtur në Dragash.

 

Më 19 deri më 27 shtator 2018,këshilltarja ligjore e DPAA nga Zyra Rajonale në Mitrovicë, ka mbajtur ligjërata me nga një orë mësimore në shkollat e rajonit në Mitrovicë lidhur me fushatën informuese “Njihuni me Institucionin e Avokatit te Popullit”.Punëtoria është organizuar nga   IAP, ku me këtë rast nxënësit janë informuar me mandatin dhe përgjegjësitë e Institucionit.