Departamentet

Program vetëdijësimi për MDF DMDF

Fushata informuese ”Njihuni me Institucionin e Avokatit  të Popullit”

Departamenti për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në kuadër të aktiviteteve promovuesetashmë disa vite zhvillon fushatën informuese për nxënësit dhe mësimdhënësit  e shkollave fillore dhe të mesme, lidhur me rolin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ky aktivitet organizohet në pajtim me nenin 18 paragrafi 1.3 të Ligjit për Avokatin e Popullit.

 

Qëllimi kryesor i organizimit të fushatës ka të bëjë me informimin e nxënësve për rolin e IAP-së, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe për mundësitë e tyre, që përkitazi me shkeljet e të drejtave të njeriut, t’i drejtohen IAP-së, përveç tjerash edhe përmes platformës “Njih të drejtat tua”.

 

Qëllim tjetër i fushatës është edhe ofrimi i mundësive fëmijëve që të dëgjohen nga përfaqësuesit e IAP-së, përkatësisht që të shprehin mendimet, qëndrimet apo shqetësimet e tyre, për probleme të ndryshme me të cilat  ata ballafaqohen çdo ditë, jo vetëm në shkollë, por edhe  në rrugë e gjetiu.

 

Gjithashtu, qëllim tjetër i fushatës është  avancimi i njohurive të mësimdhënësve për mandatin dhe rolin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, veçmas në vetëdijesimin për domosdoshmërinë e parandalimit të ndëshkimit trupor nëpër shkolla.

 

Realizimi i fushatës, përkatësisht informimi i nxënësve dhe mësimdhënësve për rolin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, bëhet përmes të takimeve që përfaqësuesit e IAP-së i realizojnë me fëmijë dhe mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, duke synuar ata që jetojnë në pjesët rurale të vendit. Në këto takime fëmijëve u shpërndahen edhe materiale promovuese.

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

Programi i Përhershëm për të Drejtat e Fëmijëve

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab