- Info
- Dokumente për MDF DMDF
- Legjislacioni për MDF DMDF
- Vizita DMDF
- Struktura organizative e departamentit DMDF
- Bashkëpunimi DMDF
- Program vetëdijësimi për MDF DMDF
- Aktivitete DMDF
Departamenti për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (DMDF)
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve:
1.1. Pranon dhe trajton ankesat për shkeljet e pohuara të të drejtave të fëmijëve, veçanërisht të dhunës kundër fëmijëve.
1.2. Harton dhe miraton procedura të veçanta, në koordinim me Departamentin për çështje juridike, për pranimin dhe trajtimin e ankesave të pranuara edhe nga fëmijët, duke formuar një ekip të specializuar për të drejtat e fëmijëve.
1.3. Harton një programi të përhershëm që fëmijët të bëhen të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e tyre.
1.4. Propozon masa në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, në veçanti atyre që janë viktima të dhunës, në mënyrë që të gjithë fëmijët, pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi fetar, mendimi politik ose tjetër, origjinë kombëtare apo sociale, pasurie, lindjeje, orientimi seksual, gjendjeje shëndetësore, invaliditeti apo statusi tjetër, të mund të mbrohen kundrejt të gjitha formave të dhunës dhe t’u sigurohet kujdes dhe ndihmë e tillë për të garantuar shkallën maksimale të mundshme për mbijetesën dhe zhvillimin e tyre.
1.5. Inicion ndërmarrjen e masave për përmirësimin e punës së institucioneve në fushën e realizimit dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve.
1.6. Propozon ligje dhe iniciativa për ndryshime në ligjet dhe rregulloret në mënyrë që të përmirësojë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duke marrë parasysh gjendjen e përcaktuar, standardet dhe rekomandimet e mekanizmave ndërkombëtar për të drejtat e fëmijëve.
1.7. Përcjell veprimtarin e institucioneve përgjegjëse në drejtim të realizimit të të drejtave të fëmijëve dhe monitoron gjendjen e të drejtave të fëmijëve.
1.8. Përgatitë rekomandime dhe propozime për fillimin e procedurës disiplinore kundër një punonjësi të një organi administrativ i cili, me veprimin apo mosveprimin e tij, është drejtpërdrejt përgjegjës për shkeljen e të drejtave të fëmijëve.
1.9. Mbledh dhe sistematizon të dhënat lidhur me gjendjen dhe aspektet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, në bazë të të cilit përgatiten pjesë të Raportit vjetor të Avokatit të Popullit, në raport më respektimin e rregullave, standardeve dhe rekomandimeve relevante të mekanizmave vendor dhe ndërkombëtar për të drejtat e fëmijëve.
1.10. Përgatitë raporte të veçanta, sipas kërkesave të parashtruara, nga fushëveprimi i departamentit.
Drejtore e DMF-së: Igballe Rrahmani, email:[email protected], Telefoni: +383 38 223 782 / 195