- Info
- Kuadri ligjor DMD
- Aktivitete DMD
- Raporte DMD
- Vizita DMD
- Projekte DMD
- Struktura organizative e departamentit DMD
Kuadri ligjor DMD
Trajtimi i rasteve me bazë diskriminimi në Institucionin e Avokatit të Populli bëhet në përputhje me kompetencat dhe procedurat të cilat i ka Avokati i Popullit me Ligjin nr. 05/L -019, për Avokatin e Popullit, Ligjin nr. 05/L -021, për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ligjin për Barazi Gjinore nr. 05/L-020, duke u udhëhequr nga parimet e paanësisë, pavarësisë, epërsisë së të drejtave të njeriut, konfidencialitetit dhe profesionalizmit.
Departamenti për mbrojtje nga Diskriminimit mbi bazën e mandatit ligjor me nenin 9 të Ligjit nr. 05/L -021, për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i heton të gjitha ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik apo edhe nga detyra zyrtare ex-officio, ku pretendohet se ka diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë mbi baza të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë në çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës ashtu si edhe në sektorin privat.
Pranimin, hetimin dhe trajtimin e ankesave dhe kërkesave për mbrojtje nga diskriminimi e bën Departamenti për Mbrojtje nga Diskriminimi ashtu siç përcaktohet me Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.