- Info
- Kuadri ligjor DMD
- Aktivitete DMD
- Raporte DMD
- Vizita DMD
- Projekte DMD
- Struktura organizative e departamentit DMD
Aktivitete DMD
Më 10 tetor 2018, është mbajtur Parada e krenarisë dhe këtj tubimi i dhanë mbështetje përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës. Këtij tubimi i dhanë mbështetje edhe përfaqësuesit e IAP-së.
Më 9 tetor 2018, Punëtoria – Mobilizimi i të rinjve LGBT+ Shembuj të praktikave të mira të ekipit të vullnetarëve, e cila është mbajtur në Qendrën e konferencave Orion, Prishtinë.
Më 8 tetor 2018, panel në konferencën lidhur me përmirësimin e të drejtave të LGBTI
Më 5 tetor 2018, pjesëmarrje në aktivitet lidhur me komunitetin LGBTI
Më 4 tetor 2018, këshilltari juridik në DMD mori pjesë në tryezën “Përfshirja e Vajzave dhe Personave me Aftësi të Kufizuar nga Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Edukim dhe Punësim në Kosovë’’, e organizuar nga OJQ Voiceof Roma, AshkaliandEgyptians (VoRAE) në Prishtinë.
Më 26 shtator 2018, ZA ka mbajtur ligjëratë për prokurorët e ri lidhur me funksionimin e DMD
Më 25 shtator 2018, DMD ka zhvilluar takim me Komisionerin për Mbrojtje nga Diskriminimi i Republikës së Shqipërisë në shkëmbim të përvojave të punës.
Më 14 shtator 2018, prononcim për medie lidhur me funksionimin e DMD
Më 24 gusht 2018, këshilltari juridik në DMD mori pjesë në takimin “Përkrahje për parandalimin e martesave të hershme në komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosove”, i cili u mbajtë në Lipjan dhe u organizua nga RROGRAEK.
Më 20 gusht 2018, këshilltari juridik në DMD mbajti takime dhe vizita në Obiliq dhe në Fshatin Plemetinë, përkatësisht në Kuvendin Komunal të Obiliqit si dhe vizita në lagjet e banuara nga komuniteti rom. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja me problematikën e pronave për personat e kthyer.
Me 13 korrik 2018, Drejtori i DMD ka marrë pjesë ne mbledhjen e grupit avokues, të organizuar nga Rrjeti i grave me temën Përmirësimi i kuadrit ligjor.
Më 25 qershor 2018, dy këshilltare të larta juridike në DMD kanë marrë pjesë në ,,Tryezën e rrumbullakët për financimin e qëndrueshëm dhe çështjet organizative në lidhje me strehimoret e dhunës në familje në Kosovë’’, e organizuar nga OSBE-ja.
Më 20 qershor 2018, dy këshilltare të larta juridike në DMD kanë qenë pjesëmarrëse në konferencën e organizuar nga Qendra për barazi dhe Liri-CEL me temën ,,Angazhimi institucional në lidhje me komunitetin LGBT’’
Më 1 qershor 2018 – Me rastin e shënimit të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) organizoi aktivitete të ndryshme për fëmijët në Prishtinë, Graçanicë, Prizren dhe Gjilan me qëllim të përfitimit të njohurive themelore për të drejtat e njeriut. Gjatë këtyre aktiviteteve fëmijët nëpërmes pikturave dhe vizatimeve u njoftuan për të drejtat e fëmijëve. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Departamenti për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Më 31 maj 2018, Drejtoresha e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi ka qenë pjesë e panelit në punëtorinë e organizuar për shtatëmbëdhjetë (17) asistentët ligjorë të projektit ERAC me temën “Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut përmes prizmit të bashkëpunimit të IAP me mediat (sesioni i parë) dhe funksionimi i zyrave rajonale të IAP, cilat janë mundësit/mënyrat për t’iu qasur këtyre zyrave (sesioni i dytë)”
Më 31 maj 2018,këshilltarja e lart juridike në DMD ka qenë pjesëmarrëse në prezantimin e dreaftit Ex post të Ligjit 05/L-020 për Barazi Gjinore, , e cila ishte e organizuar nga Agjencioni për Barazi Gjinore.
Më 28 maj 2018, Drejtori i Departamentit për mbrojtje nga diskriminimi ka qenë e pranishme në debatin televiziv të organizuar nga KTV emisioni “Rubikon” lidhur me komunitetin LGBTI.
Më 17 maj 2018, Zëvendësja e Avokatit të Popullit nga Sektori për Mbrojtje nga Diskriminimi ka marrë pjesë në Ekspozitën – “Qe pse!” të mbajtur, në Sheshin “Nëna Terezë”, Prishtinë e cila është organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore CSGD për Ditën ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Në këtë event Organizatat kanë shfaqur fotografi të komenteve homofobike që janë shkruar në mediat sociale gjatë Javës së Krenarisë që u mbajt në tetor 2017.
Më 17 maj 2018, Drejtoresha e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi ka qenë e pranishme në Talent Show – “Diversity – the newflavor ” në Teatrin “Oda” në Prishtinë ku organizatat LGBTI, kanë mbajtur Talent Show për Ditën ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë me qëllim të fuqizimit të personave LGBTI për të shprehur talentin e tyre përmes këndimit, kërcimit, poezisë dhe performancesdrag.
Më 7 maj 2018, këshilltarja e lart juridike në DMD ka marrë pjesë në prezantimin e raportit rreth drejtave pronësore të grave në Viti, Kaqanik dhe Shterpcë, e organizuar nga ana e UNDP.
Më 4 Maj 2018, Drejtoresha e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi së bashku me këshilltaren e lartë ligjore kanë marrë pjesë në Punëtori për përmirësimin e proceseve dhe praktikave të rregullimit të barazisë gjinore në projekte të IPA-së të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian.
Më 4 maj 2018, këshilltarja e lart juridike në DMD ka marrë pjesë në konferencën ,,Shumë gjuhësia: Vlera dhe/ose Detyrim e organizuar nga ana e Komisionarit për gjuhet.
Më 3 maj 2018, Drejtoresha e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi ka marrë pjesë në tryezën me temën „Barazia Gjinore ne Procedure Gjyqësore“ e cila ishte e organizuar nga GIZ.
Më 17 maj 2018, dy këshilltare e lart juridike në DMD kanë qenë pjesëmarrëse në ,,Punëtorinë për dhunë në familje e organizuar nga ana e OSBE-së.
Më 30 prill 2018, , këshilltarja e lart juridike në DMD ka qenë pjesëmarrëse në prezantimin e draftit të vlerësimit të EX-posti të Ligjit 05/L–020.për Barazi Gjinore, e cila ishte e organizuar nga Agjencioni për Barazi Gjinore.
Më 26 prill 2018, këshilltari juridik në DMD së bashku me këshilltarin e lartë juridik nga Departamenti për Mbrojtjen e Fëmijëve në IAP prezantuan mandatin dhe kompetencat e IAP tek nxënësit e Shkollës Fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë, në kuadër të fushatës “Njihuni me të Drejtat Tuaja”.
Më 26 prill 2018, këshilltarja e lart juridike në DMD ka marrë pjesë në takimin e radhës në grupin punues lidhur me drejtat pronësore, të grave të organizuar nga USAID-i.
Më 25 prill 2018, këshilltari juridik në DMD ka marrë pjesë në takimin “Mobilizimi i komunitetit mbi llogaridhënien sociale”, i cili kishte si qëllim ngritjen e vetëdijesimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për kërkim të llogaris sociale tek institucionet e shtetit në rastin tonë institucionet arsimore. Ky takim u organizuar nga Rrjeti i Organizatave të Grave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RROGRAEK) në qytetin e Ferizajit.
Më 23 prill 2018, këshilltarja e lart juridike në DMD ka marrë pjesë në puntorinë lidhur me mbështetjen dhe zhvillimin e platformës për shoqërinë civile për monitorimin dhe raportimin për krimin e urrejtjes, e organizuar nga ana e OSBE-së.
Më 19 prill 2018, Zëvendësja e Avokatit të Popullit së bashku me Drejtoreshën e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi kanë qenë pjesëmarrëse në tryezën e organizuar nga UNHCR, zyra e Komisariatit të KB-ve për refugjatët, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Këshilli Danez për refugjatë do të donte të ju ftojë të jeni të pranishëm me rastin e prezantimit të publikimeve: “Personat e zhvendosur nga Kosova në regjion – Rivlerësimi i interesimit për kthim dhe profilizimi i personave të zhvendosur brenda në Kosovë”.
Më 10 prill 2018, Avokati i Popullit i shoqëruar nga përfaqësuesit e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi ka vizituar Lagjen e Romëve në Graçanicë. Fillimisht, ata takuan përfaqësues të OJQ Voiceof Roma, AshkaliandEgyptians (VoRAEdhe më pas edhe me familje të komunitetit rom ku u njoftuan me problemet e tyre. Gjithashtu, vizita u realizua edhe tek disa familje tjera rome që me ndihmën e IAP dhe OJQ VoRAE kanë zgjidhur pozitivisht ankesat e tyre.
Më 30 mars 2018, Zëvendësja e Avokatit të Popullit në sektorin e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi ka qenë pjesë e panelit, në takim pune me temën: “Fuqizimi dhe zbatimi i planit të veprimit kundër dhunës në familje” të organizuar nga Mekanizimi Koordinues për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje (MKMDHF), në Komunën e Gjakovës. Qëllimi i këtij takimi sipas organizatores ishte shpalosja e të arriturave të MKMDHF-së dhe mundësia për të diskutuar rreth sfidave, nevojave dhe bashkëpunimin në mes të nivelit lokal dhe qendror, si dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm.
Më 30 mars 2018, këshilltarja e lart juridike në DMD ka marrë pjesë në kampanjën informuese ,,Barazia Gjinore në Kodin Civil’’, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian.
Më 22-23 mars këshilltarja e lart juridike në DMD ka marrë pjesë në punëtorinë për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore të cila ka qenë e organizuar nga ana e Agjencisë për Barazi Gjinore.
Më 23 mars 2018, Drejtori i Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi së bashku me këshilltarë ligjor si dhe Departamentin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve kanë kanë vizituar Shkollën Fillore “Qamil Batalli” në Prishtinë, në kuadër të fushatës “Njihuni me të Drejtat Tuaja”, e cila ka për qëllim promovimin e Institucionit të Avokatit të Popullit, të drejtave të fëmijëve si dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Më datë 21 mars 2018, Avokati i Popullit së bashku me zëvendësin e tij si dhe Departamentin për Mbrojtje nga Diskriminimi ishte pjesëmarrës në Marshin Ndërgjegjësuesme qëllim të adresimit të kërkesave për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar të organizuar nga DownSyndrome.
Më 19 mars 2018 ne Avokati i Popullit së bashku me dy Zëvendëset e tij si dhe bashkëpunëtorët tjerë, vizitoi Shoqatën DownSyndrome Kosova (DSK), me seli në Prishtinë. Përfaqësues të Departamentit për mbrojtje nga Diskriminimi kanë qenë pjesëmarrës në Forumin për Sundim të së Drejtës, të mbajtur në Shkup më 16 dhe 17 mars 2018, të organizuar nga organizata Civil RightsDefenders.
Më 16 mars 2018, Drejtoresha e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi ka marrë pjesë në konferencën për prezantimin e të gjeturave kyçe të Analizës së Situatës të ofrimit të shërbimeve sociale në Kosovë, të organizuar nga Save the Children, në kuadër të projektit “Mbështetje për shërbime më të mira sociale për grupet më të cenueshme”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe e bashkë financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida),
Më 14 mars 2018,këshilltarja e lart juridike në DMD, ka marrë pjesë në grupinë punues për siguri, dialog dhe ri integrim, në kuadër të zbatimit të Procesit të Shkupit dhe me qëllim të sigurimit të komuniteteve dhe reagimit të mekanizmave lokale në incidente të cilat kanë ndikim në komunitete, e organizuar nga OSBE.
Më 8 dhe 9 mars 2018, përfaqësues të Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi kanë realizuar vizita në lagjet e banuara nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian (Fushë Kosovë, Obiliq dhe Gracanicë).
Më 9 mars 2018, Drejtoresha e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi ka marrë pjesë në takimin e Grupit Këshillëdhënës dhe Koordinues për të drejtat e komunitetit LGBT (Lesbike, Gei, Biseksual dhe Transgjender), të mbajtur në Ndërtesën e Qeverisë.
Më 20 shkurt 2018, këshilltarja e lart juridike ka qenë e pranishme në tryezën e organizuar nga ana e Akademisë së Drejtësisë, ku tema ka qenë Barazia Gjinore në procedure gjyqësore në përgjithësi dhe në rastet e dhunës në veçanti.
Më 15 shkurt 2018, në Institucionin e Avokatit të Popullit Drejtoresha e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi së bashku me këshilltaren ligjore janë takuar me përfaqësues të USAID për vlerësimin e performancës te Programit për të Drejtën Pronësore (PDP) të USAID-it në Kosovë qe nga viti 2014.
Më 7 Shkurt 2018, në emër të Avokatit të Popullit Drejtoresha e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi ka marrë pjesë në cilësi të penalistit në konferencën e organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD ku në fokus ishin zhvillimet kryesore gjatë vitit 2017 si dhe rekomandimet dhe hapat që duhet të ndërmarrim në të ardhmen. Gjithashtu Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD kishte publikuar raportin vjetor për vitin 2017 “Rishikim: Komuniteti LGBTI dhe të drejtat e tyre në Kosovë”.
Më 6 shkurt 2018, përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë qenë të pranishëm në debat me temën “UlogaZena u IzgradnjiPoverenja” të organizuar nga OJQ “ZenskoPravo” izSeverne Mitrovice i NVO “Mundesia” izJuzne Mitrovice.
Më 2 shkurt 2018, Drejtoresha e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi është ka dhënë intervistë në një kronikë të realizuar nga Televizionin e Kosovës lidhur me regjistrimin e pronave te përbashkëta.
Më 01 shkurt 2018 Avokat i Popullit ka marrë pjesë në konferencë e cila është mbajtur në kuadër të “Koalicionit Të drejtat e barabarta për të gjithë”, ECMI Kosova, ku është prezantuar raporti “Njerëzit në mes: e ardhmja e qytetarëve dhe liria e lëvizjes së Serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera pakicë”.