Departamentet

Departamenti për Standardizim dhe Koordinim (DSK)
  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Standardizim dhe Koordinim:

1.1.      Bën kontrollin dhe standardizimin raporteve të rasteve dhe të të gjitha dokumenteve dhe shkresave që lëshohen nga departamentet e IAP-së, para se të nënshkruhen dhe miratohen nga Avokati i Popullit;

l.2.       Shpërndan raportet, opinionet dhe letër rekomandimet e departamenteve te zëvendësit e Avokatit të Popullit dhe te Kabineti, para se ato të dërgohen për nënshkrim tek Avokati i Popullit;

l.3.       Kontrollon shkresat që i pranon nga departamentet, duke vlerësuar mënyrën uniforme të tyre, bazën ligjore dhe aspektet e tjera të metodologjisë, para se shkresat të dërgohen për nënshkrim te Avokati i Popullit;

1.4       Jep rekomandime konkrete për Avokatin e Popullit, për të gjitha llojet e shkresave që i pranon nga departamentet dhe njësitë e tjera brenda strukturës, para se ato të nënshkruhen nga Avokati i Popullit;

1.5 Me rekomandim dhe sipas vendimit të Avokatit të Popullit, mund t’i kthejë në departamentet përkatëse shkresat e caktuara, duke pasur për bazë departamentin që e ka shqyrtuar çështjet përkatëse.

 Drejtor i DSK-së: Tafil Rrahmani, email: [email protected], telefoni: +383 38 223 782 / 210