Departamentet

Departamenti për Bashkëpunim, Raportim dhe Promovim të të Drejtave të Njeriut (DBRPDNJ)

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për bashkëpunim, raportim dhe promovim të të drejtave të njeriut janë:

1.1. Bashkëpunon me institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në ushtrimin e përgjegjësive të tij, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

 

1.2 Informon publikun për punën e IAP-së nëpërmjet raporteve vjetore dhe të veçanta, publikimit të njoftimeve për shtyp, mendimeve, rekomandimeve dhe propozimeve; organizimit të seminareve, tryezave të përbashkëta, konferencave, takimeve dhe ngjarjeve të ndryshme, me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

1.3 Bënë përmbledhjen e Raporteve vjetore të punës së IAP-së, harton raporte periodike dhe të tjera mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, barazisë dhe diskriminimit.

 

1.4 Kërkon dhe përmbledh informacione nga interneti për veprimtarinë e institucioneve homologe dhe organizmave kryesor ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe për këto informon Avokatin e Popullit, zëvendësit e Avokatit të Popullit dhe drejtuesit e njësive organizative përkatëse.

 

1.5 Publikon hulumtimet e kryera mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, barazisë dhe diskriminimit në Republikën e Kosovës; informon publikun për rastet e diskriminimit dhe ndërmerr masa për promovimin e barazisë, të drejtave të njeriut dhe mos diskriminimin.

 

1.6 Bën të njohura të drejtat e njeriut dhe përpjekjet për të luftuar të gjitha format e diskriminimit përmes ngritjes së vetëdijesimit, posaçërisht përmes informimit dhe edukimit përmes trajnimeve, kontakteve të drejtpërdrejta me akterët e zbatimit të ligjit dhe mediave.

 

1.7 Bën rekomandime për autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me promovimin, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë dhe mosdiskriminimit.

 

1.8 Ndërmerr masat e nevojshme për të promovuar dhe përkrahur të drejtën e qases në dokumente zyrtare.

 

1.9 Komunikon dhe bashkëpunon me partnerët socialë dhe organizatat joqeveritare që merren me çështje të barazisë dhe mosdiskriminimit, si dhe me trupa të ngjashëm vendorë.

 

1.10 Përgatitë dhe menaxhon projekte të ndryshme që kanë qëllim vetëdijesimin e institucioneve dhe publikut të gjerë lidhur me mandatin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

 

1.11 Nxit përkrahjen nga donatorët dhe koordinon projektet dhe fondet e jashtme.

 

1.12 Merr pjesë në seminare, konferenca, vizita jashtë vendit për ngritje të kapaciteteve dhe zënie të praktikave të mira, si dhe në projekte të përbashkëta, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

Drejtore e DBRPDNJ-së

Valbona Puka Gola, email: [email protected], telefoni: +383 38 223 782 / 180