- Info
- Dokumente për MDF DMDF
- Legjislacioni për MDF DMDF
- Vizita DMDF
- Struktura organizative e departamentit DMDF
- Bashkëpunimi DMDF
- Program vetëdijësimi për MDF DMDF
- Aktivitete DMDF
Aktivitete DMDF
Departamenti për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në bashkëpunim me Zyrat rajonale të IAP, në kuadër të aktiviteteve promovuese, gjatë këtij viti zhvilloi fushatën informuese “Njihuni me Institucionin e Avokatit të Popullit”, për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës.
Nga janari 2018 e deri më 1nëntor 2018 ata janë takuar me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave si në vijim: “Tefik Çanga”, fshati Koliq, Prishtinë; “Tefik Çanga”, lagjja Podaj, fshati Koliq; Prishtinë; “Tefik Çanga”, fshati Ballaban; Prishtinë “Dituria”, fshati Samadragjë, Suharekë; “Ardhmëria”, fshati Landovicë, Prizren; “22 Dëshmorët”, fshati Randobravë, Prizren;“GjonSerreçi”, Ferizaj; “ Qamil Batalli”, Prishtinë; “Dëshmorët e Koshares”, fshati Koshare, Ferizaj; “ImriHalili”, fshati Gaçkë; “Meto Bajraktari”, Prishtinë; “BajramCurri“, fshati Shurdhan, Gjilan; “Rexhep Mala“, fshati Topanicë, Kamenicës; “Asdreni“, Llabjan, Novobërdë; “ShefkiKuleta”, fshati Tërrnavë , Bellopojë dhe Halabak, Podujevë; “Hasan Prishtina”,Tërpezë, Malishevës; “Rifat Berisha”,fshati Berishë, Malishevës; “Haxhi Mustafa”, fshatin Rakovinë, Rahoveci; “Rilindja”, fshatin Qifllak, Rahovec; “Hysni Zajmi” , Gjakovë; “Mazllom Këpuska”, Gjakovë; “Rilindja”, fshati Maxhunaj, Vushtrri; “Azem Bejta”, Prekaz, Skenderaj; “JasharBegu”, fshati Vllahi, Mitrovicë;“Skenderbeu”, Mitrovicë.
Në këto takime fëmijët u informuan për të drejtat e njeriut, rolin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, mundësitë për ankesë, përveç tjerash. Ndërsa me mësimdhënësit përveç tjerash, u diskutua për domosdoshmërinë e parandalimit të ndëshkimit trupor nëpër shkolla.