Platforma "Njih te Drejtat tuaja"
Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka mundësuar zhvillimin e platformës “Njih të drejtat tuaja”, njëherësh ka vazhduar të mbështesë IAP-në në promovimin e kësaj platforme. Kjo është një platformë online me të cilën Institucioni i Avokatit të Popullit synon të promovojë të drejtat e të rinjve të moshave 16-29 vjeçe, sipas legjislacionit të Kosovës që është në fuqi.
Platforma ofron udhëzime mbi disa të drejta në fushën e arsimit, shëndetësisë, komuniteteve pakicë, punësimit, familjes, sistemit të drejtësisë, punës në komunitet, përfitimeve sociale dhe fuqizimit të të rinjve. Përshkrimi i të drejtave shoqërohet me një shënim të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e të drejtave, dhe atyre në të cilat të rinjtë mund t’i trajtojnë ankesat në rast të shkeljes së të drejtave të tyre. Në kuadër të promovimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të platformës “Njih të drejtat tuaja”, më 18 prill 2017, Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me UNICEF-in organizoi tubime, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, të OJQ-ve dhe të rinjtë të përfshirë në aktivitete promovimi mbi të drejtat e njeriut.
Vlen të theksohet se në kuadër të këtij bashkëpunimi, UNICEF-i ka implementuar gjithashtu edhe fushatën promovuese përmes emisioni televiziv që kishte për qëllim promovimin e platformës “Njih të drejtat tuaja”. Kjo fushatë ka filluar më 18 tetor 2017 dhe është transmetuar në televizion gjatë tre muajve të fundit të vitit 2017.
Fushate mediale per informimin e Qytetarve te Mirtovices se Veriut per rolin dhe Mandatin e IAP
Mbështetja e UNMIK-ut në promovimin e Institucionit të Avokatit të Popullit është bërë përmes financimit të një fushate mediale përmes debateve televizive (në televizionet që veprojnë në Mitrovicën e Veriut), publikimin dhe shpërndarjen e broshurave me qëllim të informimit të qytetarëve të Mitrovicës së Veriut për të drejtat e njeriut dhe mbi rolin dhe mandatin e IAP-së. Kjo mbështetje ka ndikuar pozitivisht në informimin e qytetarëve me ç’ rast është vërejtur një rritje e numrit të ankesave të qytetarëve të kësaj ane drejtuar IAP-së gjatë vitit 2017 dhe 2018.