- Info
- Kuadri Ligjor DPAA
- Vizita DPAA
- Aktivitete DPAA
- Raporte DPAA
- Projekte DPAA
- Struktura organizative e departamentit DPAA
Kuadri Ligjor DPAA
IAP është institucion i pavarur kushtetues për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, i krijuar në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për Avokatin e Popullit.
Kompetencat, përgjegjësitë, dhe rregullat themelore normative të cilat përfshijnë funksionin e IAP-së në fushën e mbrojtjes, mbikëqyrjes dhe promovimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, janë të përcaktuara me nenet 132, 133, 134 dhe 135 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Ligjin Nr. 05/L -019 për Avokatin e Popullit, Ligjin Nr. 05/L -021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligjin Nr. 05/L -020 për Barazinë Gjinore, si dhe me ligjet e tjera të veçanta dhe me Rregulloren e punës së institucionit.
RREGULLORJANr. 02/2016 E PUNËS PËR INSTITUCIONIN E AVOKATIT TË POPULLIT
NËNKAPITULLI I
PRANIMI DHE SHQYRTIMI I ANKESAVE
Neni 34
Parashtrimi i ankesave dhe fillimi i procedurës
1.Ne përputhje me nenin 19 të Ligjit për Avokatin e Popullit, çdo person i cili pretendon se të drejtat apo liritë e tij janë shkelur me ndonjë ligj, veprim apo mosveprim, keqadministrim të autoriteteve, mund të parashtrojë ankesë dhe të kërkojë nga Institucioni i Avokatit të Popullit fillimin e procedurës.
2.IAP pranon ankesat në mënyrën se si ankuesi dëshiron t‘i paraqes ato, përfshi vizitat personale në zyrën qendrore dhe në zyrat rajonale, dërgimin nëpërmjet postës, emailit apo nëpërmjet faksit në adresë të IAP-së, kutive të ankesave, apo edhe nëpërmjet thirrjeve telefonike.
3.Procedura para IAP-së fillon me dorëzimin e ankesës, sipas procedurës së përcaktuar me këtë rregullore, në Zyrën Qendrore të Pranimit apo në zyrat e Avokatit të Popullit në qendrat rajonale.
4.Pasi të jetë dorëzuar ankesa, apo çfarëdo dokumenti fillestar, ankesës i caktohet numri i regjistrimit të saj nga departamenti përkatës i IAP-së për pranimin e ankesave dhe administrimin e tyre.
Neni 35
Pranimi i ankesave dhe shpërndarja e tyre
1.Ne selinë e IAP-së në Prishtinë, ankesat lidhur me shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, pranohen nga Zyra Qendrore e Pranimit, e cila vepron përbrenda departamentit përgjegjës për pranimin e ankesave.
2.Ankesat pranohen po ashtu edhe nga të gjitha zyrat e Avokatit të Popullit në qendrat rajonale, të cilat përcillen dhe regjistrohen në zyrën qëndrore në Prishtinë për procedim të mëtejmë.
3.Brenda 24 orëve nga koha e mbërritjes dhe regjistrimit në IAP, Avokati i Popullit, duhet të bëjë shpërndarjen e kërkesave, ankesave apo njoftimeve, duke përcaktuar sektorin, përkatësisht departamentin përkatës në kompetencën e të cilit është ndjekja e çështjes.
4.Në rastet e mungesës së Avokatit të Popullit, shpërndarjen e bën zëvendësi kryesor i Avokati i Popullit ose njëri nga zëvendësit e Avokatit e Popullit i caktuar prej tij.
Neni 36
Format e parashtrimit të ankesave
1.Personat fizikë dhe juridikë, të cilët dëshirojnë të nisin procedurën para IAP-së, lidhur me fillimin e procedurës për shqyrtimin dhe hetimin e ankesës, paraqesin ankesën e tyre në formë të shkruar apo me gojë në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë ose në njërën nga gjuhët me përdorim zyrtar në Kosovë.
2.Personat që nuk janë në gjendje të paraqesin një ankesë me shkrim lejohen ta paraqesin atë me gojë dhe në këtë rast këshilltari juridik i pranimit të ankesës do të marrë shënim ankesën, kërkesën apo njoftimin e bërë, duke bërë shënimin se personi që e paraqet ankesën nuk di të shkruajë, të njëjtën do ta firmojë vetë në prani të një personi tjetër.
Neni 38
Formulari i ankesës
1.Formulari i ankesës duhet të përmbajë këto të dhëna dhe informata:
1.1.Të dhënat personale të ankuesit dhe adresën e vendbanimit, si dhe kontaktet e tij/saj;
1.2.Organin shtetëror, organin e pushtetit lokal, apo organin e besuar të autoritetit publik të cilit i referohet ankesa;
1.3.Përmbledhjen dhe përshkrimin e shkeljeve të pohuara të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit;
1.4.Faktet, dëshmitë, informacionet dhe kopjet e çfarëdo dokumenti relevant ne të cilat bazohet ankesa;
1.5.Çdo lloj dokumenti zyrtar, origjinal ose fotokopje, në të cilët mbështetet ankesa;
1.6 Të përmenden autoritetet publike të cilat janë njoftuar më parë me rastin dhe nëse objekti i kërkesës është në gjykim e sipër;
1.8Provat e vonesës ose të refuzimit të organit kompetent për të zgjidhur kërkesën apo ankesën në afatin e parashikuar sipas ligjit;
1.9.Përshkrimi i mjeteve juridike të cilat janë zbatuar më parë në rastin konkret;
1.10.Në rast se ankesa paraqitet prej avokatit ose ndonjë personi tjetër përfaqësues, ankesës duhet t’i bashkëngjitet autorizimi përkatës;
2.Dokumentet mund të parashtrohen në cilëndo gjuhë zyrtare të Kosovës, ose në ndonjërën nga gjuhët në përdorim zyrtar në Kosovë. Në rastet kur dokumenti që i është bashkëngjitur kërkesës nuk është në njërën nga gjuhët zyrtare, ose në gjuhët në përdorim zyrtar, atëherë ai duhet të jetë i shoqëruar nga përkthimi i certifikuar në njërën nga këto gjuhë.
Neni 45
Papranueshmëria e shqyrtimit të ankesës
1.Nëse departamenti përkatës vjen në përfundim se kërkesa nuk i plotëson kushtet formale për procedim të mëtutjeshëm dhe për këtë shkak nuk është e pranueshme, për shkaqet e nënvizuar në nenin 21, paragrafi 1.3, të Ligjit për Avokatin e Popullit, drejtori i departamentit ia dërgon zëvendësit të Avokatit të Popullit propozim vendimin, i cili duhet të përmbajë arsyet për papranueshmërinë e kërkesës, me të cilin hidhet poshtë kërkesa për shkak të mungesës së pranueshmërisë.
2. Zëvendësi i Avokatit të Popullit shqyrton kërkesat, duke u nisur nga rekomandimet dhe këshillat teknike nga raporti paraprak i përgatitur nga departamenti përkatës, përkatësisht këshilltari juridik.
3. Propozim vendimi, për papranueshmërinë e kërkesës, nga ana e zëvendësit të Avokatit të Popullit, me vlerësimin përkatës, i përcillet menjëherë Avokatit të Popullit për shqyrtim të mëtejmë dhe vendosje.
4. Në përputhje me nenin 21, paragrafin 2 të Ligjit për Avokatin e Popullit, brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ankesës për shqyrtim, Avokati i Popullit e nënshkruan dhe e shpall vendimin me të cilin hidhet poshtë ankesa për shkak të mungesës së lejueshmërisë, siç përcaktohet në paragrafin 1.3 të nenit 21 të Ligjit për Avokatin e Popullit.
5. Në të gjitha rastet e vendosjes, siç janë përcaktuar me nenin 21, paragrafi 1 të Ligjit për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit e njofton me shkrim palën brenda tridhjetë(30) ditësh nga dita e pranimit të ankesës.
Neni 47
Forma e prerë e ankesës
Bazuar ne nenin 22, paragrafin 2 të Ligjit për Avokatin e Popullit, vendimi i Avokatit të Popullit për të hedhur poshtë apo për të refuzuar ankesën është i formës së prerë dhe nuk mundë të ushtrohen mjetet e rregullta dhe/apo të jashtëzakonshme juridike.
Neni 84
Plani i punës
1. Aktivitetet e IAP-së përcaktohen me Planin Vjetor të punës, të miratuar nga Avokati i Popullit
2. Plani vjetor i punës përmban:
2.1. një pasqyrë të përgjithshme të detyrave dhe aktiviteteve;
2.2. informacion mbi objektivat të cilat planifikohen për të arritur, të cilat janë të ndërlidhura me objektivat e përgjithshme dhe specifike që dalin nga të Plani (Programi) strategjike për periudhën tre-vjeçare;
2.3. koston buxhetore te aktiviteteve të planifikuara, si dhe
2.4. të dhënat mbi rreziqet më të rëndësishme që mund të ndikojë në arritjen e qëllimeve të caktuara .
3. Të gjitha departamentet, zyrat dhe njësitë e IAP-së miratojnë planet e punës, të bazuara në planin e përgjithshëm të punës së IAP-së dhe objektivat strategjike të punës, sipas Programit strategjik të zhvillimit të IAP-së.
Neni 85
Raportet vjetore të Avokatit të Popullit
1. Në përputhje me obligimet që dalin nga neni 29 i Ligjit për Avokatin e Popullit dhe ligjet e veçanta, Avokati i Popullit i paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Raportin e rregullt vjetor për vitin paraprak deri më 31 mars të vitit vijues.
2. Përpilimi i Raportit vjetor, bëhet mbi bazën e raporteve vjetore të punës së departamenteve dhe njësive përbërëse të IAP-së.
3. Raporti vjetor i punës i përmbledhur nga Departamenti përkatës, fillimisht shqyrtohet nga Kolegjiumi i IAP-së dhe i përcillet Avokatit të Popullit për miratim jo më vonë se data 15 dhjetor për çdo vit kalendarik.
4. Raporti vjetor i Avokatit të Popullit duhet të përmbaj konstatime për nivelin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe mbrojtjen ligjore të qytetarëve të Republikës së Kosovës; informacion mbi punën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e torturës, mbrojtjen nga diskriminimi dhe barazinë gjinore, paraqitjen statistikore të ankesave të pranuara dhe të proceduara, përshkrimin e rasteve tipike të shkeljeve apo keqadministrimit si dhe një pasqyrë të aktiviteteve të tjera me interes për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.