Takim i Avokatit të Popullit me Prokurorët lidhur me ngritjen e vetëdijësimit dhe edukimin mbi të drejtat e njeriut
Sot Avokati i Popullit dhe bashkëpunëtorët e tij në kuadër të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor në ngritjen e vetëdijesimit dhe edukimin mbi të drejtat e njeriut, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë mbajti një trajnim një ditor për prokurorët e sapo emëruar të shtetit, për t’i njoftuar lidhur me rolin dhe mandatin kushtetues dhe ligjor të Insitutcionit të Avokatit të Popullit (IAP).
Trajnimi kishte për qëllim që prokurorëve të sapo emëruar tu ofrojë njohuri lidhur me historikun e themelimit të institucionit, kompetencat dhe përgjegjësitë e Insitucionit të Avokatit të Popullit në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për Avokatin e Popullit dhe gjithashtu njoftimi lidhur me praktikën dhe procedurat e shqyrtimit të ankesave në IAP.
Fokus të veçantë në këtë trajnim iu kushtua edhe trajtimit të çështjeve të diskriminimit në Insitucionin e Avokatit të Popullit, si mekanizëm i barazisë për promovim, monitorim dhe mbështetje të trajtimit të barabartë pa diskriminim në bazat e mbrojtura nga Ligji për barazi gjinore dhe Ligji për mbrojtje nga diskriminimi.
Gjithashtu gjatë trjanimit u prezantua edhe puna, kompetencat dhe përgjegjësitë e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese.
Pjesë e trajnimit ishte edhe bashkëbisedimi dhe diskutimi i hapur me pjesëmarrësit lidhur me pyetjet e parashtruara për diskutim.