• Forma për kërkim

RAPORTE MKPT

Në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit vepron Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës (MKPT) dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese.
MKPT harton dhe publikon raporte me rekomandime, të dala nga trajtimi i ankesave dhe kërkesave dhe vizitave të rregullta dhe pa paralajmërim në të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, duke përfshirë ndalimin policor, paraburgimin, qëndrimin në institucionet shëndetësore, ndalimin doganor, ndalimin e emigracionit dhe çdo vend tjetër kur dyshohet se ka shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.