Sekretar i Përgjithshëm

Milot Vokshi
Milot Vokshi ka diplomuar për ekonomi në Universitetin e Prishtinës. Për pesë vite ka punuar si zyrtar financiar në Arkivin Regjional të Gjakovës. Më vonë, Vokshi ka mbajtur pozitën e zyrtarit financiar në Ministrinë e Kulturës, e pastaj për tre vite në pozitën e drejtorit për buxhet dhe financa në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Për një vit ka mbajtur pozitën e kryetarit të Komitetit të Auditimit në Prokurorinë e Shtetit, duke vazhduar pastaj në Gjykatën Kushtetuese në pozitën e drejtorit për buxhet dhe financa për tre vite, pastaj në pozitën e zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm për 1 vit e gjashtë muaj, ndërsa në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës për tetë vite.