Avokati i Popullit
Avokati i Popullit
Z. Naim Qelaj ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1998. Ka të kryer provimin e jurisprudencës në vitin 2006. Naim Qelaj me profesion është avokat dhe për një periudhë të gjatë këtë profesion e ka ushtruar në Prizren.
Në periudhën 2001 – 2005, ai punoi si jurist në Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në projektin ndihmë juridike falas, ku gjatë kësaj periudhe ka përfaqësuar dhe ka ofruar shërbime juridike për të gjithë pjesëtaret e komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës pa dallim gjinie, race apo etnie.
Në periudhën 2006 – 2017, nga pozita e avokatit ka përfaqësuar çështje të ndjeshme si për nga natyra ashtu edhe për nga palët të cilët i ka përfaqësuar, duke vë në pah rastet të cilat i ka mbrojtur nga veprimet diskriminuese. Ka ngrit zërin kundër pa barazisë gjinore, e cila është shprehur në vendin tonë si pasojë e të kaluarës historike e që manifestohet me mohimin e të drejtave të gruas.
Z. Qelaj ka qenë për dy vite Koordinator Nacional kundër Dhunës në Familje, gjatë mandatit të tij si zëvendës ministër i drejtësisë (2018-2020), ku ka arritur të shtyjë përpara dhe të fuqizoj rolin e institucioneve në përpjekje që të eliminohet çdo formë e diskriminimit dhe e pa barazisë në trajtimin e viktimave të dhunës. Duke qenë i angazhuar në ngritjen e standardeve dhe bashkëpunimit ndër institucional si dhe bashkëpunimin me organizatat dhe agjencitë vendore e ndërkombëtare, këto suksese janë vlerësuar si të arritura dhe sukses i Kosovës edhe në raportin e progresit për vitin 2019.
Gjatë kësaj periudhe ka udhëhequr dhe mbikëqyr projektin për krijimin e sistemit elektronik për rastet e dhunës në familje “Baza e integruar e të dhënave për rastet e dhunës në familje”. Ai ka mbështetur dhe ka kontribuar si anëtar i grupit për hartimin e draftit të Projektligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe ka organizuar konferencën “Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore” e mbajtur më 2019 në Prishtinë.
Më 28 shtator 2020, z. Naim Qelaj është zgjedhur Avokat i Popullit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për një mandat pesë vjeçar.