Departamentet

Departamenti për Çështje Ligjore dhe Hulumtim (DÇLH)

Në bazë të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës Nr.03/2022, e miratuar në bazë të nenit 3 dhe 37 të Ligjit nr. 05/L-019 të Ligjit për Avokatin e Popullit, është paraparë formimi i Departamentit për Çështje Juridike.

Departamentit për Çështje Ligjore dhe Hulumtim (DÇLH)

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Çështje Juridike janë:

  • Kryen hulumtime dhe analizon zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe të standardeve dhe rekomandimeve të mekanizmave vendor dhe ndërkombëtare, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
  • Përgatitë dhe shpreh opinione në procesin e përgatitjes së projektligjeve dhe rregulloreve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
  • Përgatitë rekomandime për nxjerrjen e ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimin e ligjeve që janë në fuqi dhe nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore dhe administrative nga institucionet e Republikës së Kosovës.
  • I rekomandon Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës harmonizimin e legjislacionit me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe zbatimin e tyre efektiv.
  • Inicion në Gjykatën Kushtetuese çështjen e përputhshmërisë me Kushtetutën të ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit, të rregulloreve të Qeverisë dhe të Statutit të Komunës.
  • Ofron këshilla dhe jep rekomandime çdo personi fizik dhe juridik lidhur me pajtueshmërinë e ligjeve dhe akteve nënligjore me standardet e pranuara ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
  • Këshillon dhe rekomandon autoritet e Republikës së Kosovës për programet dhe politikat e tyre për të siguruar mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Kosovës.
  • Fillon një procedim administrativ ose merr pjesë në të në mënyrë që të mbrohen interesat publike, të cilat mund të preken nga një procedim administrativ.
  • Fillon konfliktin administrativ, në mbrojtje të interesave publike, në rast se konsideron se me aktin administrativ është shkelur ndonjë e drejtë apo ndonjë interes i drejtpërdrejtë ose i tërthortë, i bazuar në këtë ligj.
  • Informon organin kompetent për fillimin e hetimeve penale, nëse gjatë hetimeve vëren se ka elemente të veprës penale.
  • Inicion ngritjen e procedurës, me pëlqimin paraprak të parashtruesit të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.
  • Fillon procedurën me iniciativë të vetë lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive të një numri më të madh të qytetarëve, të fëmijëve apo personave me aftësi të humbura veprimi.
  • Jep rekomandime të përgjithshme për funksionimin e sistemit gjyqësor, pa ndërhyrje në rastet dhe në procedura tjera ligjore që janë duke u zhvilluar para gjykatave, përveç rastit kur ka zvarritje të procedurave.
  • Paraqitet në cilësinë e mikut të gjykatës (amicus curiae) në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, çështjet e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi.
  • Ndihmon edhe me anë të ndërmjetësimit dhe pajtimit, në procesin e mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
  • Ndihmon qytetarët për realizimin e së drejtës për qasje në dokumentet e nevojshme të cilat u janë refuzuar dhe në realizimin e papengueshëm të së drejtës për qasje në dokumente publike.
  • Departamenti udhëhiqet nga drejtori i departamentit, i cili i përgjigjet dhe raporton Avokatit të Popullit dhe zëvendësi i Avokatit të Popullit.

Drejtori DÇLH-së: Burim Tahiri, +383 38 223 782 / 151