Featured Image

Avokati i Popullit bisedoi me përfaqësues të komunave të regjionit të Gjilanit për nivelin e zbatimit të rekomandimeve

24/11/2026
Prishtinë, 24 nëntor 2026 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj diskutoi me përfaqësues të komunave të regjionit të Gjilanit për nivelin e zbatimit të rekomandimeve nga ana e autoriteteve lokale. Kjo tryezë është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
Avokati i Popullit tha se me këto tryeza që po mbahen nëpër regjione është mëtuar që të ngritët vëmendja e autoriteteve lokale për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, bazuar nga ankesat e qytetarëve në pretendimet e tyre për shkelje të të drejtave.
Ai theksoi se viteve të fundit ka pasur ulje të zbatimit të rekomandimeve nga të gjitha nivelet. Ai shtoi se zbatimi i rekomandimeve rrit cilësinë e jetës së qytetarëve por edhe përmirësim të performancës së nivelit lokal dhe rritje të besimit të qytetarëve ndaj komunave.
Përfaqësuesja e OSBE-së, znj. Pascale Langlais tha se takimet e tilla janë me vlerë dhe nga këto diskutime mund të identifikohen sfidat dhe të fuqizohen autoritetet lokale duke ngritur besimin e qytetarëve nda institucioneve.