Featured Image

Takohen organet e barazisë të Evropës Juglindore

22/10/2026
Prishtinë, 22 tetor 2026 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj me bashkëpunëtorë po qëndrojnë në Lubjanë, Slloveni për një konferencë ndërkombëtare ku janë mbledhur organet e barazisë nga Evropa Juglindore.
Sot pjesëmarrësit diskutuan se si të ruhet dhe forcohet pavarësia e organeve të barazisë në transpozimin e direktivave të BE-së. Organi i barazisë së Sllovenisë po ashtu shënoi 10-vjetorin e themelimit. Në këtë ditë është paraparë edhe një pritje nga Presidentja e Republikës së Sllovenisë.
Në ditën e dytë të konferencës, bashkëorganizatore e cila është edhe Institucioni i Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës së bashku me Slloveninë, do të diskutohet për “Sfidat dhe Perspektivat e Mbrojtjes Kundër Diskriminimit në Evropë”.