Njoftim për vazhdimin e afatit të konkursit për pozitën “Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa/Zyrtar Kryesor Financiar”

28/09/2026

Në pajtim me nenin 132 dhe 133 të Kushtetutës të Republikës të Kosove, Ligjin nr. 05/L -019 për Avokatin e Popullit, Rregullore nr. 01/2025 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Institucionin e Avokatit të Popullit, Rregulloren e punës në Institucionin e Avokatit të Popullit nr. 02/2016 dhe Rregulloren nr. 02/2017 për procedurën e rekrutimit, emërimit dhe punës provuese të nëpunësve të Institucionit të Avokatit të Popullit, përkatësisht për shkak të mosarritjes së balancuar të kandidatëve nga aspekti etnik, njoftohen të gjithë aplikuesit për zgjatjen e afatit të konkursit të datës 11.09.2026 edhe për 7 (shtatë) ditë të tjera,  i cili është publikuar në platformën online Kosova Job, për pozitën:

Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa/Zyrtar Kryesor Financiar – 6/2026

Përmbajtja e konkursit për këtë pozitë mbetet e njëjtë me konkursin e shpallur në datën e lartshënuar.

Konkursi mbetet i hapur 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit, përkatësisht deri më 05.10.2026.

Kërkesat e dërguara pas kalimit të afatit për aplikim, dhe ato të pakomletuara nuk do të shqyrtohen.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni në nurmin e telefonit 038 223 782.