Avokati i Popullit takoi kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës
Prishtinë, 22 korrik 2026 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Arian Gashi.
Në takim u diskutua për rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut në kuadër të procedurave penale, duke theksuar se mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore përbën një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe të funksionimit të drejtë të sistemit të drejtësisë.
Në këtë drejtim, u nënvizua nevoja për zbatim të vazhdueshëm të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare në të gjitha fazat e procedurave penale.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në adresimin e sfidave që lidhen me garantimin e një sistemi drejtësie efikas dhe të drejtë, dhe se dialogu i rregullt ndërmjet institucioneve kontribuon në identifikimin e çështjeve me interes të përbashkët dhe në avancimin e praktikave që forcojnë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
