Featured Image

Nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit për mbrojtjen e të drejtave të personave të privuar nga liria

14/07/2026

Prishtinë, 14 korrik 2026 – Një marrëveshje mirëkuptimi është nënshkruar ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) dhe Institutit për Avokimin e Politikave Korrektuese (IAPK), përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, z. Alban Muriqi.

Marrëveshja ka për qëllim krijimin e bashkëpunimit në angazhimet e përbashkëta për forcimin e mbrojtjes së të drejtave të personave të privuar nga liria.

Marrëveshja mëton parandalimin e torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria siç është referuar në Protokollin Opsional kundër Torturës dhe Formave të tjera të Ndëshkimit Çnjerëzor dhe Degradues (OP-CAT).