Featured Image

Avokati i Popullit në Forumi On të Këshillit të Evropës

13/03/2026
Prishtinë, 13 mars 2026 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe zëvendësja Anita Çavdarbasha Korenica po marrin pjesë në edicionin e dytë të Konferencës së Nivelit të Lartë të Këshillit të Evropës me Institucionet e Avokatit të Popullit dhe Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (IKDNJ), i njohur si “Forumi ON i Këshillit të Evropës”, në Strasbourg, Francë.
Forumi i këtij viti organizohet nën kujdesin e Presidencës moldave të Komitetit të Ministrave dhe bashkë organizohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit.
Konferenca do të fokusohet në rolin thelbësor të institucioneve të Avokatit të Popullit dhe IKDNJ-ve në mbrojtjen e demokracisë, përfshirë adresimin e ndërhyrjeve të huaja, dobësimit të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, si dhe lidhjen mes demokracisë dhe të drejtave themelore, me theks te liria e shprehjes, mendimit dhe tubimit.