Featured Image

Avokati i Popullit priti në takim shefin e UNMIK-ut, Peter Due

10/03/2026

Prishtinë, 10 mars 2026 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, priti në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefin e UNMIK-ut, z. Peter Due, me të cilin diskutoi për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend.

Avokati i Popullit theksoi se Institucioni që ai drejton gëzon besim tek qytetarët dhe ai mbetet i përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ai shtoi se ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht në nivel lokal, kanë identifikuar sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe adresimin më efektiv të nevojave të komuniteteve të prekura.