Avokati i Popullit diskutoi për diskriminimin në një tryezë diskutimi
15/12/2025
Prishtinë, 15 dhjetor 2025 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj përsëriti zotimin e tij në luftimin e diskriminimit në shoqëri me theks të veçantë për grupet e margjinalizuara dhe jo vetëm.
Ai theksoi se Avokati i Popullit ka kompetenca të hetimit në sektorin publik, por megjithatë kur bëhet fjalë për diskriminimin e qytetarëve në punësim në sektorin privat, ai ka kompetencë në mbikëqyrje të institucioneve që trajtojnë ankesat e qytetarëve.
Ai këto i tha në një panel të diskutimit ku Qendra Kosovare për Studime Gjinore lansoi raportin “Paragjykimi në derë: Zbulimi i diskriminimit përmes testimit të situatave në tregun e punës”.