Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi konferencë ndërkombëtare me rastin e shënimit të 25 vjetorit të themelimit
02/12/2025
Prishtinë, 2 dhjetor 2025 – Institucioni i Avokatit të Popullit i Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të themelimit, në ditën e dytë organizoi konferencë ndërkombëtare me temë “E Ardhmja e të Drejtave të Njeriut në mes të Transformimeve Globale: Sfidat Kombëtare dhe Detyrimet Ndërkombëtare”.
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj tha se ky takim me partnerë dhe bashkëpunëtorë kombëtar dhe ndërkombëtarë do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat, dhe i falenderoi pjesëmarrësit për kontributin e tyre.
Ai theksoi se në kohërat që po jetojmë sot në mes të transformimeve globale, zhvillime që nuk janë pa ndonjëherë, mënyrë së marrjes së vendimeve dhe përpunimi i të dhënave nga zhvillimet e reja teknologjike, po prekin dimensione të privatësisë, barazisë dhe lirisë.
Avokati i Popullit tha se këto zhvillime të shpejta po ndikojnë në jetën e individit më shumë se çdo mekanizëm tjetër – ndaj kërkohet transparencë, përgjegjësi dhe etikë, dhe mos të lejohet që teknologjia të bëhet mjet i diskriminimit apo manipulimit.
Ai po ashtu nënvizoi krizat ndërkombëtare, si ajo në Lindjen e Mesme dhe agresioni kundër Ukrainës, që po dëshmojnë se paqja është shumë më e brishtë sesa që është menduar. “Këto na kujtojnë se shkeljet e të drejtave të njeriut nuk janë thjesht çështje të brendshme të një vendi; ato janë sinjale paralajmëruese që ndikojnë sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Historia na ka mësuar se kur të drejtat e njeriut dështojnë, dështojnë edhe paqja dhe stabiliteti,” tha z. Qelaj.
Avokati i Popullit tha se përballë gjithë këtyre sfidave është e domosdoshme që shtetet të ndërmarrin masa konkrete për fuqizimin dhe garantimin e pavarësisë së Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (IKDNj-ve). “Pa pavarësi, këto institucione humbasin funksionin, siç pa burime adekuate, humbasin efektivitetin dhe pa mbështetje institucionale e politike humbasin ndikimin që duhet të kenë në një shoqëro demokratike,” shtoi ai.
Fjalime rasti patën Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kushtetuese, z. Nexhmi Rexhepi dhe drejtoresha e Agjencisë së BE-së për të drejtat themelore, znj. Sirpa Rautio, përmes video mesazhit.
Konferenca u nda në dy sesion, ku e para pat për temë “Ndryshimi i Prioriteteve: Të Drejtat e Njeriut në një Botë në Ndryshim – Perspektivat nga Rrjetet e të Drejtave të Njeriut” dhe në këtë panel morën pjesë: Dr. Joseph Zammit McKeon, Zëvendës-president, Instituti Ndërkombëtar i Ombudsmanëve (IOI); Znj.Erinda Ballanca,Presidente, Asociacioni i Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), Znj. Simona Drenik Bavdek, Anëtare e Bordit, Rrjeti Evropian i Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI); dhe z. Patrick Charlier, Kryesues, Rrjeti Evropian i Trupave të Barazisë (EQUINET). Paneli u moderua nga znj. Majlinda Lulaj, Zëvendëse e Avokatit të Popullit.
Ndërsa në sesionin e dytë u diskutua tema “Përgjigjet Kombëtare ndaj Sfidave Globale: Praktikat më të Mira për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut”. Në këtë panel morën pjesë: Z. Mehmet Akarca, Ombudsmani kryesor, Turqi; Dr. Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtje nga Diskriminimi, Shqipëri; Dr. Andreë Forde, Komisioner, Komisioni për të Drejtat e Njeirut dhe Barazi, Irlandë; Dr. Jolita Miliuvienė, Ombudspersone palamentare, Lituani; dhe znj. Feride Rushiti, Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Ky panel u moderua nga znj. Anita Çavdarbasha Korenica, Zëvendëse e Avokatit të Popullit.
Kjo konferencë u mbështet nga misioni i OSBE-së në Kosovë.