Featured Image

Ditë e Hapur me qytetarë

09/10/2025
Prishtinë, 9 tetor 2025 – Në organizimin e Ditës së Hapur, Avokati i Popullit Naim Qelaj priti qytetarët dhe dëgjoi ankesat e tyre.
Qytetarët patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me Avokatin e Popullit duke folur për shqetësimet e tyre, sic ishin çështjet e punësimit, aktet normative që janë në kundërshtim me legjislacionin, çështjet shëndetësore, etj.
Ditët e Hapura do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në mënyrë që Avokati i Popullit të jetë më afër qytetarëve.