Featured Image

Avokati i Popullit takoi shefen e UNMIK-ut, Caroline Zyidah

23/09/2024

Prishtinë 16 shtator 2024 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim shefen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), znj. Caroline Zyidah, me të cilën diskutoi për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend.

Avokati i Popullit tha se legjislacioni vendor garanton një gamë të gjerë të të drejtave të njeriut, dhe si një institucion kushtetues, është i angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore për të gjithë qytetarët.
Ai shtoi se është në kontakt dhe takime të vazhdueshme me qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht në nivel lokal, për të kuptuar problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe për të adresuar sfidat e komuniteteve të prekura.