Featured Image

Avokati i Popullit në konferencën ndërkombëtare të Ombudsmanëve në Lazio të Italisë

23/09/2024

Prishtinë, 13 shtator 2024 – Më 12 dhe 13 shtator 2024, Avokati i Popullit, mori pjesë në Konferencën “Roli i Avokatit të Popullit si garantues i të drejtave”, e organizuar nga Ombudsmani i Regjionit të Lazios, z. Marino Fardelli. Konferenca u organizua në qytetin Cassino të Italisë, qytet ky simbol i paqes dhe i qëndrueshmërisë.

Qëllimi i kësaj konference, ku morën pjesë mbi 160 delegacione e përfaqësues të institucioneve të të drejtave të njeriut nga e mbarë bota ishte : diskutimi i përbashkët mbi sfidat aktuale nga fusha e të drejtave të njeriut, roli i Ombudsmanëve në mbrotjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut gjatë krizave globale, si edhe shkëmbimi i përvojave të shteteve të ndryshme në adresimin e sfidave socio ekonomike e mjedisore të kohës.
Konferenca u zhvillua në tri sesione të punës, me tematika të ndryshe të diskutimit. Në sesionin ku u diskutua për sfidat socio ekonomike dhe mjedisore prezentoi znj. Meral Tejeci Çela, Këshilltare e lartë juridike në Institucionin e Avokatit të Popullit, e cila paqaqiti para të pranishmëve të përmbledhur punën dhe aktivitetet e Avokatit të Popullit në promovimin dhe mbrotjen e të drejtave mjedisore në vend.
Me këtë rast të pranishmit u informuan për të arriturat e Kosovës në respektimin e të drejtave mjedisore, për legjislacionin e përafruar me standartet ndërkombëtare duke potencuar rolin që ka Avokati i Popullit që ky legjslacionin të ketë edhe zbatim efektiv në praktikë, duke mundësuar mbrojtje efektive të të drejtave të njeriut edhe të drejtave mjedisore.