Featured Image

Avokati i Popullit takoi delegacionin danez të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

23/09/2024

Prishtinë, 28 gusht 2024 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj me bashkëpunëtorë priti në takim delegacionin danez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga z. Mogens Jensen.

Z. Qelaj njoftoi të pranishmit për gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend, sundimin e ligjit dhe demokracisë, gjithashtu foli edhe për mandatin dhe kompetencat e tij, si dhe për punën dhe aktivitetet në mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit tha se roli i tij është shumëdimensional në kuptimin e parimit të ndarjes së pushteteve, kontrollit e balancimit mes tyre, duke ushtruar kompetencat përmes dhënies së opinioneve dhe rekomandimeve për autoritetet përgjegjëse.

Ai shtoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një hap i jashtëzakonshëm dhe me ndikim shumë të madh për qytetarët e Kosovës, si garanci e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.