Avokati i Popullit priti në takim përfaqësues të Helsinki Deaconess Foundation
Prishtinë, 23 korrik 2024 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj priti në takim përfaqësues të organizatës Helsinki Deaconess Foundation, Anca Enache dhe Nathalie Aubret, si dhe Isak Skenderin nga organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptian (VoRAE).
Diskutimi u përqendrua në lidhje me të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian duke përfshirë sfidat dhe problemet e këtyre komuniteteve.
Avokati i Popullit theksoi se Kushtetuta dhe legjislacioni vendor garantojnë liritë dhe të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, që janë në përputhje me standardet e BE-së. Ai tha se pranon ankesa nga këto komunitete të cilat janë kryesisht në lidhje me punësimin, arsimin dhe çështjen e pronave.
Helsinki Deaconess Foundation janë në Kosovë me një projekt dy vjeçar që ka të bëjë me gratë e familjeve të të kthyerve dhe gratë të dhunuara gjatë luftës. Përfaqësueset theksuan se kjo organizatë ekziston që nga viti 1867 dhe ka ofruar shërbime për personat në nevojë në fushat e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.
Avokati i Popullit u shpreh i gatshëm për bashkëpunim për përparimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Kosovës.