Featured Image

Avokati i Popullit takoi kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës

23/09/2024

Prishtinë, 19 korrik 2024 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim të enjten kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Besnik Berisha.

Z. Qelaj theksoi se Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka një rol të rëndësishëm në proceset e ndërtimit të mirëfilltë në aspektin e sundimit të ligjit në vend. Ai shtoi se koordinimi dhe bashkëpunimi me OAK-në do të përparojë tutje në përmirësimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit tha se ka pranuar një numër të ankesave nga avokatët për çështje parimore dhe ato të përgjithshme në kuadër të funksionimit të gjyqësorit e që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut. Ai po ashtu tha se ka dal me opinione si mik i gjykatës duke shprehur qëndrime të Avokatit të Popullit në lidhje me rastet që janë parashtruar ankesat.

Z. Berisha po ashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Institucionin e Avokatit të Popullit. Ai tha se po punohet në hulumtimin e nevojave të avokatëve sa i përket trajnimeve në mënyrë që të ketë avancim të vazhdueshëm të avokatëve me praktikat më të mira ndërkombëtare.