Featured Image

Marrëdhënie Ndërkombëtare post – testt

17/09/2024
Prishtinë, 12 qershor 2024 – Sot u mbajt takimi i dytë i rregullt i punës për vitin 2024 i Forumit për Dialog ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.
Në këtë takim u prezantua Plani i punës dhe i aktiviteteve të Forumit për vitin 2024/2025, i cili është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Organizatat e Shoqërisë Civile, si dhe u diskutua organizimi dhe implementimi i përbashkët i aktiviteteve të parapara në këtë plan, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend.
Sipas Planit të Veprimit 2024/2025, në fokus kryesor janë çështjet si në vijim: trajtimi dhe kujdesi institucional për shëndetin mendor të fëmijëve si edhe të qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç, mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, barazia gjinore, mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara etj.
Në takim nga të pranishmit u ngrit si shqetësim çështja e mungesës së shërbimeve të parapara për personat mbi 65 vjeç, në Projektligjin për Shëndetin Mendor, si dhe mungesa e shërbimeve sociale për fëmijët me aftësi të kufizuar, fëmijët papërkujdesje prindërore dhe fëmijët në situatë rruge.