Njoftim për vazhdimin e konkursit
Në pajtim me nenin 132 dhe 133 të Kushtetutës të Republikës të Kosove, Ligjin nr. 05/L -019 për Avokatin e Popullit, Rregullore nr.03/2022 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Institucionin e Avokatit të Popullit, Rregulloren e punës në Institucionin e Avokatit të Popullit nr. 02/2016 dhe Rregulloren nr. 02/2017 për procedurën e rekrutimit, emërimit dhe punës provuese të nëpunësve të Institucionit të Avokatit të Popullit, përkatësisht për shkak të mosarritjes së balancuar të kandidatëve nga aspekti etnik, njoftohen të gjithë aplikuesit për zgjatjen e afatit të konkursit të datës 08.08.2023 edhe për 7 (shtatë) ditë të tjera, i cili është publikuar në gazetën ditore “Bota Sot”, për pozitën:
Udhëheqës i Divizionit të Teknologjisë Informative – 8/2023
Përmbajtja e konkursit për këtë pozitë mbetet e njëjtë me konkursin e shpallur në datën e lartshënuar.
Konkursi mbetet i hapur 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit, përkatësisht deri më 31.08.2023.
Kërkesat e dërguara pas kalimit të afatit për aplikim, dhe ato të pakomletuara nuk do të shqyrtohen.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni në nurmin e telefonit 038 223 782.