Featured Image

Avokati i Popullit takoi ambasadorët e QUINT-it pranë OSBE-së në Vjenë

07/02/2023

Prishtinë, 7 shkurt 2023 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim Ambasadorët e QUINT-it pranë OSBE-se në Vjenë, të prirë nga Ambasadori Michael Davenport, shef i zyrës së OSBE-së në Kosovë. Qëllimi i takimit ishte në lidhje me të drejtat e njeriut në Kosovë dhe bashkëpunimin e Institucionit të Avokatit të Popullit me Misionin e OSBE në Kosovë.

Në këtë takim morën pjesë Ambasadori Italian, z. Stefano Baldi, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Neil Bush, Ambasadorja Franceze, znj. Christine Fages dhe Ambasadorja gjermane, znj. Gesa Brautigam.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj foli për gjendjen e të drejtave në vend, zhvillimet dhe sfidat në këtë drejtim, si dhe për punën dhe aktivitetet e IAP-së. Ai diskutoi edhe për çështjen e të drejtave të komuniteteve pakicë, pozitën e gruas në shoqëri, dhe dhunën në familje.

Ai po ashtu i njoftoi Ambasadorët për punën që po bënë IAP në luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe krimeve nga urrejtja, gjë që theksoi edhe bashkëpunimin e thellë me misionin e OSBE-së në Kosovë.