
Zyrtarët e IAP-së trajnohen për integrimin gjinor në proceset e auditimit
08/12/2022
Prishtinë, 8 dhjetor 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë në hapje të trajnimit për zyren e auditorit dhe Institucionit të Avokatit të Popullit për integrimin gjinor në proceset e auditimit.
Në fjalën e tij hyrëse, z.Qelaj tha: “Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është qasje e re për ta luftuar pabarazinë gjinore. Ndarja e burimeve të mjaftueshme për zbatimin e politikave gjinore kërkon adresimin e të gjitha çështjeve gjinore duke përfshirë edhe masat kunder dhunës në familje.”
Trajnimi u organizua nga UN Women Kosovo dhe ambasada Suedeze.