Raport nga pjesëmarrja në trajnimin lidhur me Integrimin e Çështjes së Dhunës Seksuale dhe asaj me Bazë Gjinore në monitorimin e vendeve të privuar nga liria

06/10/2022

Trajnimi është organizuar nga OSBE dhe Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), lidhur me Integrimin e Çështjes së Dhunës Seksuale dhe asaj me bazë gjinore në monitorimin e vendeve të privuar nga liria. Trajnimi është mbajtur nga data 7-9 shtator 2022, në Varshavë, Poloni.

Në trajnim morën pjesë rreth 25 përfaqësues nga Azia Qendrore, Kaukazi Jugor, Evropa Juglindore, Evropa Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut, Institucionet e Avokatit të Popullit, Mekanizmat Kombëtar për Parandalim e Torturës (MKP) dhe organizatat e shoqërisë civile. Nga Mekanizimi Kombëtar për Parandalim të Torturës i Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës, mori pjesë Këshilltarja Juridike, Fidane Zekaj.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të mekanizmave mbikëqyrës, lidhur me Udhëzimin https://www.osce.org/monitoring-SGBV-in-detention  për Integrimin e Çështjes së Dhunës Seksuale (SGBV) dhe asaj me bazë gjinore në monitorimin e vendeve të privuar nga liria.

Objektivat specifike të trajnimit ishin:

– të ofrojë udhëzime praktike se si mekanizmat e monitorimit mund ta përfshijnë këtë çështje në planin e tyre të punës;

– të rrisë ndërgjegjësimin e mekanizmave monitorues për llojet e sjelljeve që mund të përbëjë SGBV, në vendet e privimit të lirisë;

– për të ndihmuar mekanizmat monitorues të kuptojnë shkaqet dhe pasojat e SGBV në vendet e privimit të lirisë dhe ta përfshijnë këtë në planifikimin e tyre;

– të identifikojë dhe adresojë rreziqet dhe sfidat e veçanta që lidhen me monitorimin për SGBV;

– të ndihmojë monitoruesit në zhvillimin e metodologjisë së duhur për të hulumtuar ndodhjen e SGBV.

Trajnimi u mbajt nga ekspertët, Pauline McCabe – International Criminal Justice Advisor dhe Azamat Shambilov – International Consultant and Associate at IPPH.

Pjesë e trajnimit ishte edhe vizita në Zyrën e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Polonisë, ku u diskutua lidhur me punën dhe praktikën e tyre lidhur me çështjen e Dhunës Seksuale dhe asaj me bazë gjinore në monitorimin e vendeve të privuar nga liria nga znj. Hanna Machinska Zv. Komisionere. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, u prezantua raporti vjetori i Mekanizmit Kombëtar për Parandalim të Torturës nga zëvendësdrejtori i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës në Poloni z. Marcin Kusy, i cili  diskutoj edhe për fushatën sociale “Shteti pa Torturë” dhe aktivitetet e fundit të Mekanizmit. https://bip.brpo.gov.pl/en/content/annual-report-national-mechanism-prevention-torture-2021

Po ashtu, gjatë trajnimit u prezantuan edhe raportet e OSBE-së, Sexual and Gender-Based Violence in Armed Conflict, Addressing Sexual Violence in the Armed Forces: A Practical Guide.https://www.osce.org/odihr/524088?fbclid=IwAR3ff4ciER0AGEzkLjgTP9Slo26KnWrKhS9dAoJ-6Tt9L0Tojdxt2qMsLZo https://www.osce.org/odihr/523901?fbclid=IwAR15tYDY0_1fBBiCugAEBINr85aY9d7MzADJbsFsEhqhbqWcfkWLWciQI0s