Sekretar i Përgjithshëm
Jashar Kastrati
Jashar Kastrati u lind më 10.03.1961 në Hogosht, Komuna e Kamenicës.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Në vitin 2002 diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, kurse më 2010 mbaroi studimet e magjistraturës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe mori gradën magjistër i shkencave ekonomike.
Gjatë periudhës 1992-1995 e ka drejtuar biznesin privat në Ndërmarrjen për Shërbime Turistike “Teuta Tours” në Gjilan.
Nga muaji maj 2002 deri në gusht 2009 ka punuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përderisa nga shtatori 2009 deri në dhjetor 2016 ka mbajtur pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Institucionin e Avokatit të Popullit.
Që nga 1 janar 2017 është në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Institucionin e Avokatit të Popullit.