Zëvendësit e Avokatit

Niman Hajdari

Niman Hajdari u emërua Zëvendës Avokat i Popullit, me vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 14 qershor 2022 me mandat tre vjeçar, me mundësi rizgjedhje. Me profesion është jurist, flet gjuhën angleze, serbe dhe frënge. Përvojën e punës në fushën e të drejtave të njeriut e filloi në Institucionin e Avokatit të Popullit në vitin 2013 në pozitën Këshilltar Juridik pranim dhe hetim të ankesave të parashtruara nga personat fizik dhe juridik, kundër institucioneve publike të Republikës së Kosovës lidhur me pretendimet për shkelje të të drejtave dhe ... Lexo më shumë

Anita Çavdarbasha Korenica

Anita Çavdarbasha-Korenica, është zgjedhur Zëvendëse e Avokatit të Popullit, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 14 qershor 2022. Anita Çavdarbasha-Korenica ka kryer studimet themelore në Universitetin e Prishtinës- Fakultetin Juridik, dhe pasi fitoi bursën “Young Cell Scheme” ajo filloi studimet e masterit në Europa Kolleg Hamburg në Gjermani, dhe morri titullin LL.M, me koncentrim në të drejtën e BE-së, por edhe me fokus në lëndën e të drejtave të njeriut bazuar në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në periudhën 2013-2014 znj. Çavdarbasha-Korenica ka punuar në ... Lexo më shumë

Majlindë Sinani Lulaj

Basri Kastrati

Dr sc. Basri Kastrati ka përfunduar studimet në fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1997 në drejtimin mjekësi e përgjithshme . Në vitin 2011 ka përfunduar studimet baçelor në Fakultetin Juridik dhe studimet master drejtimi penal në vitin 2018, në vitin 2019/20 ka regjistruar studimet e doktoraturës në Universitetin e Evropës Juglindore(UEJL) dhe ka mbrojtur me sukses disertacionin e Doktoraturës me 13.06.2023 pranë këtij Universiteti me titull” “Avokati i Popullit si institucion kushtetues për mbrojtjen, monitorimin dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore me vështrim të ... Lexo më shumë

Srdjan Sentic

Dr. Srgjan Sentiq (origj. Srđan Sentić) është zgjedhur zëvendës i Avokatit të Popullit më 7 qershor 2023, me dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës. Dr. Sentiq është një diplomat karriere i gjeneratës së parë të diplomatëve kosovar që ka shërbyer në Bruksel, Podgoricë dhe Vjenë. Përveç vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe me shtetet pritëse, aktivitetet kryesore diplomatike përfshinin edhe marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare shumëpalëshe dhe rajonale siç janë OKB, OSBE, Këshilli Evropian, institucionet e BE-së, NATO, RSS, etj. Por edhe mbështetja e procesit të dialogut midis Prishtinës dhe ... Lexo më shumë