Featured Image

Avokati i Popullit takoi shefin e ri të misionit të OSBE-së, Michael Davenport

23/04/2021

Prishtinë, 23 prill 2020 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim të martën shefin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Z.Qelaj e informoi Ambasadorin Davenport për prioritetet e tij për mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes objektivave të caktuara në strategjinë e prezantuar së fundmi nga Institucioni për pesë vitet e ardhshme.

Avokati i Popullit vuri në pah bashkëpunimin që Institucioni ka me misionin e OSBE-së në Kosovë dhe i kërkoi Ambasadorit Davenport koordinim në disa tema të caktuara.

Ambasadori Michael Davenport tha se do të vazhdojë të punojë për të thelluar edhe më shumë nivelin e bashkëpunimit me Institucionin e Avokatit të Popullit.