Avokati Popullit takoi shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark
11/03/2021
Prishtinë, 10 mars 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi të mërkurën z. Lars-Gunnar Wigemark, Shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.
Z.Wigemark foli për punët dhe aktivitetet që ky mision i ka në Kosovë, përfshirë sistemin e drejtësisë, e në veçanti monitorimi i rasteve dhe gjykimeve të zgjedhura. Ai shtoi se misioni po ashtu është duke i ofruar ndihmë Institucionit Mjekoligjor të Kosovës në lidhje me çështjen e të pagjeturve.
Z. Qelaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me misionin e EULEX-it dhe theksoi se do të përpiqet që të punojnë ngushtë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, perspektivës gjinore dhe të ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e jetëve të qytetarëve.