MKPT realizoi 21 vizita gjatë muajit shkurt
03/03/2020
Prishtinë, 03 Mars 2020 – Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës (në tekstin e mëtejmë “MKPT”) i Avokatit të Popullit, bazuar në nenin 17 të Ligjit për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, mund t`i vizitojë në çdo kohë dhe pa paralajmërim të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, përfshirë stacionet policore, qendrat e paraburgimit, burgjet, vendet ku mbahen të huajt e privuar nga liria, si dhe institucionet psikiatrike dhe të kujdesit social.
Bazuar në këtë mandat, MKPT gjatë muajit shkurt 2020, ka realizuar gjithsej 21 vizita në këto institucione:
| 1 | Stacioni Policor – Obiliq | Vizitë monitoruese | 04.02.2020 |
| 2 | Stacioni Policor – Graçanicë | Vizitë monitoruese | 05.02.2020 |
| 3 | Stacioni Policor – Mitrovicë e Jugut | Vizitë monitoruese | 06.02.2020 |
| 4 | Stacioni Policor – Suharekë | Vizitë monitoruese | 07.02.2020 |
| 5 | Stacioni Policor – Prizren | Vizitë monitoruese | 07.02.2020 |
| 6 | Stacioni Policor – Mamushë | Vizitë monitoruese | 07.02.2020 |
| 7 | Qendra e Paraburgimit – Prishtinë | Vizitë ad hoc | 11.02.2020 |
| 8 | Stacioni Policor – Skënderaj | Vizitë monitoruese | 11.02.2020 |
| 9 | Stacioni Policor – Drenas | Vizitë monitoruese | 11.02.2020 |
| 10 | Shtëpia e Pleqve – Skënderaj | Vizitë monitoruese | 11.02.2020 |
| 11 | Qendra e Paraburgimit – Mitrovicë e Veriut | Vizitë monitoruese | 13.02.2020 |
| 12 | Stacioni Policor – Mitrovicë e Veriut | Vizitë monitoruese | 13.02.2020 |
| 13 | Stacioni Policor – Pejë | Vizitë monitoruese | 20.02.2020 |
| 14 | Nënstacioni Policor – Gorazhdevcë | Vizitë monitoruese | 20.02.2020 |
| 15 | Nënstacioni Policor – Vitomiricë | Vizitë monitoruese | 20.02.2020 |
| 16 | Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” | Vizitë monitoruese | 27.02.2020 |
| 17 | Staconi Policor – Klinë | Vizitë monitoruese | 27.02.2020 |
| 18 | Stacioni Policor – Istog | Vizitë monitoruese | 27.02.2020 |
| 19 | Shtëpia e Pleqve – Gurakovc | Vizitë monitoruese | 27.02.2020 |
| 20 | Qendra Korrektuese për të Mitur – Lipjan | Vizitë përcjellëse | 28.02.2020 |
| 21 | Qendra Korrektuese për Femra – Lipjan | Vizitë përcjellëse | 28.02.2020 |