Më 14 gusht 2018, drejtoresha e DBRPDNJ mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga OSBE lidhur me të drejtën e qasjes në dokumente publike

14/08/2018

Më 14 gusht 2018, znj. Valbona Puka Gola drejtoreshë e Departamentit për Bashkëpunim, Raportim dhe Promovim të të Drejta të Njeriut, në Institucionin e Avokatit të Popullit, në punëtorinë e organizuar nga Avonet dhe Rrjeti i Organizatave Joqeveritare, mbështetur nga OSBE, diksutoi lidhur me të drejtën e qasjes në dokumente publike. Ajo të pranishmit i njoftoi lidhur me të drejtën e qasjes në dokumente publike, obligimet ligjore, praktikën e Gjykatës Evropiane të të drejtave të Njeriut, si dhe shembuj nga praktika e IAP. Në trajnim morrën pjesë nëpunës civil të Komunës së Ferizajt.