Featured Image

Më 6 korrik 2018, znj. Valbona Puka Gola, drejtoreshë e Departamentit për Bashkëpunim, Raportim dhe Promovim të të Drejta të Njeriut morri pjesë në tryezën me temën “Mbrojtje e të Dhënave Personale dhe Qasja në Dokumente Publike”

06/07/2018

Më 6 korrik 2018, znj. Valbona Puka Gola, drejtoreshë e Departamentit për Bashkëpunim, Raportim dhe Promovim të të Drejta të Njeriut, në Institucionin e Avokatit të Popullit morri pjesë në tryezën me temën “Mbrojtje e të Dhënave Personale dhe Qasja në Dokumente Publike”. Të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime Parlamentare, Arkiv dhe Bibliotekë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Znj. Puka-Gola, në tryezë para të pranishmëve paraqiti qëndrimet e Avokatit të Popullit, lidhur me  ndryshimet ligjore lidhur me qasjen në dokumentet publike, si dhe vlerësimet e IAP, për problemet e vërejtuara gjatë trajtimit të ankesave për qasje në dokumentet publike, të Institucionit të Avokatit të Popullit si zbatues i LQDP. Ajo, shpalosi shembujt më të ndërlikuar nga praktika e IAP, përkitazi me rastet për qasje në dokumente publike.