 
                    Më 21 shtator 2018, në Prizren u organizua tryeza e diskutimit me organizatat joqeveritare mbi “Rolin e Avokatit të Popullit në trajtimin e çështjeve në interes të publikut”
                            21/09/2018
                        
                    Në kuadër të aktiviteteve të projektit ”Ombudswatch, Promovimi i rolit të AP në Kosovë”, më 21 shtator, në Prizren, u organizua një tryezë diskutimi mbi “Rolin e Avokatit të Popullit në trajtimin e çështjeve në interes të publikut”.
Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare të profileve të ndryshme, nga rajoni i Prizrenit ,përfaqësues të komuniteteve joshumicë dhe poashtu përfaqësues të mediave. Pas këtij diskutimi pasoi punëtoria me temën “Ndërtimi i modeleve të suksesit të bashkëpunimit në mes të IAP, shoqërisë civile dhe mediave”.
