Featured Image

Punëtoria “Unë jam NJERI dhe kam të DREJTA”, u mbajt në 9 Komuna të Republikës së Kosovës, respektivisht në: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Graçanicë dhe Dragash

20/09/2018

Institucioni i Avokatittë Popullit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, mbajti  ciklin e punëtorive “Unë jam NJERI dhe kam të DREJTA”. Punëtoria e parë është mbajtur në Prishtinë dhe ka vazhduar në Komunën e Prizrenit, Gjakovës, Ferizajit, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit, Dragashit dhe Graçanicës.

Qëllimi i punëtorive  ishte zgjerimi i njohurive dhe ngritja e vetëdijesimit për të drejtat e njeriut, çështjen e barazisë  dhe mosdiskriminimit në mesin e të rinjëve. Ndërsa të rinjtë patën mundësinë të njihen për së afërmi  me mandatin e kompetencat e Institucionit te Avokatit te Popullit, mënyrën e adresimit të ankesave në institucion si dhe u njoftuan lidhur me pakon ligjore në fuqi mbi të drejtat e njeriut. Poashtu u prezantua edhe Platforma  Know Your Rights, ku të rinjtë e grupmoshave të ndryshme kishin mundësinë të njihen për së afërmi me të drejtat e tyre dhe mënyrën e adresimit të ankesave përmes platformës, në rast të shkeljes së të drejtave të tyre.