Më 12 prill 2018, u mbajt trajnimi i radhës me stafin e IAP-së, si pjesë e projektit ,, “Ombudswatch, Promovimi i rolit të AP në Kosovë”

12/04/2018

Në kuadër të projektit “Ombudswatch, Promovimi i rolit të AP në Kosovë” i implementuar nga BIRN, ACDC dhe në bashkëpunim me IAP, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të stafit të IAP-së, në zyrat e IAP-së, më 12 prill 2018, u mbajt trajnimi “Përdorimi i medieve sociale”.

Në këtë trajnim morën pjesë disa ngastafi i IAP-së. Ky trajnim shënon ciklin e dytë të trajnimeve të dedikuar stafit të IAP-së dhe kishte për qëllim avancimin e njohurive të stafit të IAP-së rreth përdorimit të mediave sociale me qëllim të promovimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe punës së IAP- në këtë drejtim.