Gjatë muajit tetor – dhjetor 2017 është shfaqur Forum Teatri “Stigma – Kërko të drejtën tënde‟.
Si pjesë e projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, e financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, dhe i zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në periudhën tetor – dhjetor të vitit 2017, është shfaqur Forum Teatri,“Stigma – Kërko të drejtën tënde‟, e cila adreson stigmën brenda shoqërisë lidhur me fatin e të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë dhe gjithashtu promovon rolin dhe mandatin e Institucionit të Avokatit të Popullit në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe mbikëqyrjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Forum Teatri është shfaqur në shtatë (7) komuna të Kosovës dhe atë në: Qendrën Korrektuese në Lipjan, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë.